Duke marrë parasysh trazirat e mëdha që sjelli koronavirusi, që fillet e saj ishin nga Kina dhe në një mënyrë shumë të shpejtë u përhap në tërë botën, tani secili po mundohet që të mbajë pastërtinë në nivel të duhur.Organizata Botërore e Shëndetësisë na thotë që të pastrojmë duart me sapun dhe me ujë, të mbajmë distancë gjatë kontakteve me të tjerët, raporton “Mirror”, transmeton lajmi.net.Por, gjithashtu higjiena në shtëpi është shumë me rëndësi.
Të gjithë po mundohen që të blejnë letër tualeti me shumicë, sapun, dezinfektues të duarve, maska për mbrojtje.Kjo ka bërë që të ketë përleshje në mes të dyqanit për disa letra tualeti, dhe askush nuk e kishte menduar ndonjëherë.
Një video shokuese tregon dy gra në Australi të cilat filluan përleshje për disa letra tualeti. Video ishte bërë në një dyqan në Sydney, kur një nënë dhe vajza e saj kishin blerë një numër të konsiderueshëm të letrave të tualetit.
Derisa një grua tjetër dëshiroi të paktën një nga paketat e letrave të tualetit, dhe ato filluan të ndeshen mes veti.Pra, koronavirusi nuk po shkakton vetëm infeksione, vdekje, panik, por edhe përleshje mes njerëzve për gjërat higjienike.
Video në vazhdim tregon sherrin mes dy grave për letra tualeti.