Kompetentët apelojnë deri tek të gjithë dhe veçanërisht tek të rinjtë, t’i respektojnë masat qeveritare për mbrojtje dhe parandalim nga përhapja e koronavirusit.
Nga MPB-ja informojnë se tani më ndërmerren masa për largimin e grupeve të mëdha të njerëzve nga hapësirat publike. Pjesëtarët e SPB Shkup gjatë ditës së djeshme kanë intervenuar për largimin e një grupi të madh të të rinjve në Vodno.
Përveç apelit, kompetentët sugjerojnë edhe se për mosrespektimin e masave të vendosura janë paraparë sanskione ligjore.