Agjencioni për Punësim me masa shtesë për të parandaluar virusin

Agjencioni për Punësim i Maqedonisë së Veriut i njofton të gjithë qytetarët se të cilët duhet të paraqiten si të papunë në entin për punësim se afati i paraqitjes prolongohet dhe do të mund të paraqiten pas skadimit të vendimeve të qeverisë për parandalimin e korona virusit.

Marketing

“Duke i ndjekur udhëzimet e Qeverisë për parandalimin e virusit si institucion me përgjegjësi shoqërore ,i njoftojmë të gjithë personat e papunë të cilët duhet të paraqiten rregullisht në entin për punësim, në periudhën deri më 24.03.2020,Agjencioni do ti pranojë kërkesat duke e arsyetuar mungesën e tyrë” ka deklaruar zv/drejtori i Agjencionit për punësim, Bekim Murati,sipas të cilit pas skadimit të këtij afati të gjithë personat në mënyrë të rregullt duhet të paraqiten në zyrat e Agjencionit.

Zëvendës drejtori, Murati gjithashtu i informon qytetarët se ata kanë të drejtë ti shfrytëzojnë edhe shërbimet elektronike të agjencionit për punësim dhe atë përmes web faqes: uslugi.gov.mk

Historikun e marrëdhënieve të punës

Çertifikatë për lajmërim çlajmërim M1/M2

Vërtetim për personin i cili nuk gjendet në evidencë

Vërtetim për personin i cili kërkon punë

Vërtetim për personin e papunë

Për të gjitha informacionet shtesë qytetarët mund të paraqiten në numrin e telefonit të Agjencionit për punësim ,apo në postën elektronike [email protected]