Për BDI-në dhe liderin Ali Ahmeti, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kudo që jetojnë, nuk kanë qenë dhe nuk janë vetëm numra e aq më pak nuk do të shfrytëzohen vetëm për vota. Këtë e dëshmon dhe vendimi i Ministrisë së Arsimit që Shkolla Fillore Periferike ‘Vasill Gllavinov’ në fshatin Buzallakovë të mëvetësohet nga shkolla qendrore e Komunës së Velesit.
Nga Shtabi Zgjedhor i BDI-së në njësinë numër 3 përmes një statusi në faqen zyrtare në rrjetin social facebook thonë se shqiptarët e Buzallakovës, Kllukovecit dhe Slivnikut falë angazhimit të BDI-së, së shpejti do të kenë Shkollë Qëndrore që do të thotë kushte më të mira për nxënësit dhe mundësi për punësime të reja të kuadrit shqiptar të kësaj ane.
Shtabi Zgjedhor i BDI-së në njësinë zgjedhore numër 3 gjithashtu informon se procedura tashmë është në përfundim e sipër!