Kuvendi nuk është në mundësi që të mblidhet si rezultat i vendimit për shpërbërje me çka kuvendi e ka kthyer sovranitetin tek qytetarët, ka thënë ish kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
“Në këtë kontekst propozimi ishte që është patjetër që të shpallet gjendje të jashtëzakonshme, në mënyre që institucionet të veprojnë në bazë të situatës së krijuar. Kompetencat i kalojnë Qeverisë e cila me ligje do të duhet të rregulloj gjitha veprimet që do të pasojnë. Ende nuk ka ardhur propozimi nga ana e qeverisë dhe në çdo moment pres që ta marr propozimin dhe në bazë të procedurave e njëjta procedurë-vendimi, duke u bazuar në nenin 125 të Ligjit, për shkak konstatimit se kuvendi nuk mund të mblidhet do t’i dorëzohet presidentit i cili duhet të veproj në bazë të vlerësimit të situatës”, tha Talat Xhaferi