Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sonte apeloi deri tek qytetarët e Maqedonisë së Veriut që gjenden jashtë vendit për shkak të situatës me koroavirusin të për regjistrim urgjent të paraqiten në Përfaqësinë më të afërt diplomatike-konsullore me qëllim që t’u ndihmohet të kthehen në vend.
“Të nderuar qytetarë të Maqedonisë së Veriut të cilët për momentin jeni jashtë vendit, veçanërisht ju të cilët nuk keni qëndrim të rregulluar dhe për shkak të rrethanave të vështira të jashtëzakonshme gjithandej, janë anuluar fluturimet dhe janë mbyllur kufijtë, nuk keni mënyrë si të ktheheni në shtëpi. Mundohemi të gjejmë mënyrë të duhur për t’ju ndihmuar që të ktheheni, por çdo rezistencë serioze, paraqet informacione të sakta. Ka i=gjoja informacione për 150 qytetarë që gjenden në Barcelonë, ndërsa në këtë moment në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Madrid ka vetëm 16 të paraqitur. Prandaj, ju lus që të paraqiteni në përfaqësitë diplomatike-konsullore në vend ku janë të ngujuar, ose në PDK më të afërt nëse atje nuk kemi mision”.
Email adresat e PDK-së janë të disponueshme në sajtin e MPJ-së https://mfa.gov.mk/ (nëse e hapni në celular shihni më poshtë në sajt), ndërsa nevojiten të dhënat: emri dhe mbiemri, numri i pasaportës, telefoni për kontakt, vendi dhe qyteti ku gjendeni dhe nëse keni qëndrim të rregulluar në cilin do shtet të huaj.