Në Iran çdo 10 minuta humb jetën një person nga koronavirusi

Zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Shëndetësisë, tha se “Në Iran në çdo 10 minuta humb jetën një person për shkak të koronavirusit. Ndërsa në një orë preken rreth 50 njerëz nga koronavirusi.

Marketing

Zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour, tha se në vend për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) humb jetën një person në çdo 10 minuta, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Në Iran në çdo 10 minuta humb jetën një person për shkak të koronavirusit. Ndërsa në një orë preken rreth 50 njerëz nga koronavirusi”, tha Jahanpour në një postim nga llogaria e tij në Twitter.

Ndër të tjera Jahanpour ka paralajmëruar qytetarët që të mos udhëtojnë dhe të mos kryejnë vizita gjatë pushimeve të Nevruzit.

Humb jetën një mjeke
Bëhet e ditur se për shkak të koronavirusit ka humbur jetën edhe mjekja Shirin Ruhanirad në spitalin Shohadaye Pakdesh në Teheran.

Ndërsa televizioni shtetëror i Iranit ka publikuar pamjet ku Ruhanirad e cila trajtohej nga koronavirusi, ofronte mjekim për të sëmurët teksa ajo kishte në krahun e saj serum.
Në intervistën e fundit të saj Ruhanirad duke vënë në dukje se ishte e detyruar të punojë, kishte theksuar që “Personeli po punon në mënyrë intensive. Në vendin tim nuk është mundur të caktohet një mjek tjetër”.

Që nga shfaqja e COVID-19 në Iran e deri më tani kanë humbur jetën nga epidemia 10 mjekë dhe 4 infermierë.
COVID-19 i cili u shfaq në Kinë, për herë të parë në Iran u vërejt në qytetin Qom me 19 shkurt dhe më pas u përhap në të gjithë vendin.

Ministria iraniane e Shëndetësisë që nga dje njoftoi se humbjet e jetëve për shkak të koronavirusit të ri kanë arritur në 1.135, ndërsa numri i rasteve në 17.361.