Prokuroria Publike Themelore-Shkup deri te Gjykata Penale-Shkup ka dërguar propozim që pesë personave t’u shqiptohet dënim për vepër e kryer penale – mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë.
Në fakt, ata pasi kanë arritur në vende me rrezik të lartë apo të mesëm më 16, 17 dhe 18 mars, secili prej tyre ka nënshkruar deklaratë me të cilën ka pranuar të vetëizolohet në shtëpinë e tij në periudhë prej 14 ditëve. Por, gjatë kontroleve të kryera më 18 dhe 19 mars nga ana e zyrtarëve të autorizuar, personat në fjalë nuk janë gjetur në adresat e tyre.
Të akuzuarit, edhe pse janë të obliguar t’i respektojnë masat e Ministrisë së Shëndetësisë për parandalim të përhapjes së epidemisë me koronavirus-Kovid 19, si dhe obligimin që e kanë marrë përsipër në momentin kur e kanë nënshkruar deklaratën për vetëizolim, nuk kanë vepruar sipas rregullave dhe kanë bërë vepër penale.
Prokurorët publikë të cilët veprojnë në lëndët për të gjithë të akuzuarit, i kanë propozuar Gjykatës t’u shqiptojë dënim në të holla në lartësi prej 100 gjoba ditore, kurse një gjobë ditore të jetë në vlerë prej 20 eurove në kundërvlerë me denarë