Ora policore, a do të ndalet ezani i namazit të sabahut, a do të punojnë prodhuesit e bukës? Përgjigjet Osmani

Zv kryeministri Bujar Osmani ka publikuar disa pyetje të cilat i kanë parashtruar qytetarët.
Osmani në Facebook ka shkruar
Pyetje që më parashtrohen nga qytetarët për orën policore:

Marketing

Pyetje 1.
A do të munden prodhuesit e bukës dhe prodhuesit tjerë që punojnë në ndrrime nate të dalin pas orës 21:00?
Përgjigje 1:
PO, të gjithë prodhuesit duhet të marrin leje të posaçme nga Qeveria dhe do të munden të kryejnë detyrat e tyre edhe gjatë orës policore

Pyetje 2.
A do të ndalet ezani në mëngjes meqë ora policore është deri në 6?
Përgjigje 2.
JO, me vendim te shtabit të krizës me leje paraprake nga një person mundet të shkon në Xhami për ezanin.

Pyetje 3.
A kanë të drejtë punëtorët shëndetsor të lëvizin pas orës 21:00?
Përgjigje 3.
Drejtorët e institucioneve shëndetësore duhet të dorzojnë listën e personelit që do jetë në detyrë në bazë të cilës do japim leje për qarkullim deri te vendi i punës.

Pyetje 4.
A kanë të drejtë gazetarë të lëvizin pas orës 21:00?
Përgjigje 4.
Televizionet duhet të dorëzojnë listën e të punësuarve që të munden të marrin leje për të shkuar deri te vendi i punës.