Sigurohen policët e angazhuar në Dibër

Zëvendëssekretari i përgjithshëm i Sindikatës së Policisë të Maqedonisë së Veriut, Adrian Telqiu, ka siguruar se policët që janë angazhuar në Dibër dhe rajon për mbajtjen e gjendjes së krizës, janë siguruar maska speciale, doreza dhe mjete të tjera higjienike për dezinfektim, shkruan gazeta KOHA.

Marketing

Telqiu theksoi se bëhet fjalë për sigurimin me maska speciale, doreza dhe material për dezinfektim për policët të angazhuar në Organin për punë të brendshme në Dibër, si dhe për policët të angazhuar në vendkalimet kufitare “Blatë” dhe Xhepisht – Trebisht në kufirin me Shqipërinë, por dhe në Zhirovnicë dhe Rostush.

Pajisjet dhe mjetet në fjalë u dorëzuan në Punktin policor në hyrje të Komunës Dibër tek hidrocentrali Glloboçicë, në prani të kryetarit të Sindikatës të policisë, Marjan Kiçev dhe sekretarit gjeneral Kiril Trajkovski . Telqiu për gazetën KOHA tha se ky donacion është pjesë e mjeteve të dhuruara nga firma FAM nga Shtipi. Donacioni ka të bëjë me 15.000 maska për policët në tërë vendin tonë.