Qeveria në seancën e djeshme miratoi Dekret për zbatimin e Ligjit për procedurën e përgjithshme administrative gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, që e rregullon përcaktimin dhe vazhdimin e afateve në procedurën administrative për kohëzgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme.
“Sipas këtij Dekreti, afatet e përcaktuara me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative për ndërmarrjen e veprimeve të caktuara në procedurë, pra afatet e përcaktuara nga personi i autorizuar zyrtar, të cilat skadojnë gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, do të pushojnë së ekzistuari gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe do vazhdojnë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, por vetëm për aq ditë sa kanë mbetur, nga dita e mbarimit të gjendjes së jashtëzakonshme”, njofton shërbimi për shtyp i Qeverisë