Kujdes…!!!
Ju lusim edhe njehere si shume here me pare…!
Permbajuni me pergjegjesi te plote :
Masave Mbrojtese qe i lexoni e i shihni cdo dite ne Tv e rrjete Socijale , te dhena nga Persona Kompetent- Shkencetare dhe Mjek te Licencuar…!. JO nga Psudoshkencetare-Bashibuzuk-Habdall-Analfabet me Diplome…!, qe nuk dijne as te shkruajne mire dhe drejt Shqip…!,
sepse ne baze te Informacioneve me te reja te dhena nga Pjestare Kompetent te Organizates Boterore te Shendetesise-OBSH – thuhet qe edhe pse kombinimi i barnave :
„Azithromycin+ Hydroxychloroquine „
e zbute-e permireson dukshem tablon klinike te Covid 19, edhe njekohesisht e pakeson numrin e te Vdekurve nga ky Virus,keto barna nuk munden ta eleminojne totalisht-komplet Virusin Covid 19…!
Pra duhet te theksohet qarte qe per eleminimin total-komplet te ketij Virusi, do te na shpetonte vetem Zbulimi i Vaksines Specifike kunder Covid 19, per te cilen mbreme ne disa portale shkruhej qe kinse e kane „zbuluar“ Shkencetaret Irakian…?!,-lajm ky qe duhet marre shume me rezerve…!, pasi per te njejtin nuk ka asnje Konfirmim Zyrtar nga Organet Kompetente te Organizates Boterore te Shendetesise-OBSH…!!!
Te nderuar te gjithe me duhet ta kuptoni njehere dhe mire qe:
COVID 19 NUK ESHTE GENJESHTER-NUK ESHTE LOJE…!!!
edhe qe tani Ai cdo dite e me shume po merr jeten e shume pleqve, shume femijve, por edhe te rriturve njekohesisht …!, te cilet nuk kane pasur kurrfare semundje tjeter kronike perpara kesaj Pandemie…!
Pra Qytetar te Nderuar Ne si Mjek , qe e njohim me mire edhe me shume kete ceshtje-kete problem…! JU LUSIM edhe njehere me sinqeritetin dhe modestine me te madhe: Permbajuni me Perpikmeri dhe Pergjegjesi te Plote-Rregullave per Mbrojtje nga Infeksioni me Covid 19 , sepse Rreziku per tu infektuar me kete Virus eshte shume i madh, ne fakt sidomos tani me kur kemi raste te Konfirmuara Pozitive ne Covid 19 ketu tek Ne ne Kumanove e Likove,rreziku eshte shume i madh…!, edhe per ate e vetmja menyre qe do te na jep shprese per nje fund me te bute…!, me te lehte nga kjo fatkeqesi-kjo katastrofe eshte ti permbahemi me pergjegjesi te plote ketyre rregullave:
TE RRINI NE SHTEPI…!,
TE MBANI HIGJIENEN PERSONALE NE MAKSIMUM…!,
TE I LARGOHENI SA ME SHUME KONTAKTIT TE AFERT ME NJERI TJETRIN DHE NDEJES NE GRUPE…!
me cka do ta mbrojme Shendetin dhe Jeten e Femijeve dhe Prinderve Tane, por edhe Tonen njekohesisht…!
ZOTI DHE FATI QOFSHIN ME NE…!!!
Dr.Spec.Bujar Selmani