Zyrtari britanik:Nëse e mbajmë numrin e viktimave nën 20 mijë ia kemi dalë

Drejtori mjekësor i Shërbimit Shëndetësor Kombëtar në Britaninë e Madha u tregua mjaft i drejtpërdrejtë sot ndaj qytetarëve.

Marketing

Në konferencën e përditshme për shtyp në Covid-19 në Doëning Street, Prof Stephen Powis tha: “Nëse e mbajmë numrin e viktimave nën 20 mijë mund të themi që ia kemi dalë”.

Ai theksoi fort se kjo nuk është koha për tu ankuar por për të qëndruar në shtëpi. Ai i ftoi të gjithë qytetarët të luajnë rolin e tyre duke ndjekur masat e vendosura nga qeveria në mënyrë që numri i pacientëve të qëndrojë brenda kapaciteteve të sistemit shëndetësor të Mbretërisë së Bashkuar.

“Nëse sigurojmë se do të qëndrojmë brenda kapacitetit të NHS, të gjithë kanë një rol për të luajtur … dhe kjo mund të funksionojë.”, tha ai.

Thirrja për një përpjekje kombëtare për të zvogëluar vdekjet nga koronavirusi erdhi ndërsa numri i viktimave u rrit me 260 këtë të shtunë në Britani duke shkuarn në 1,019. Në total, 17.089 janë të infektuar me COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar.