Spasovski: Rruga ishte e gjatë, por dhurata arriti sot

“Rruga ishte e gjatë, por dhurata arriti sot me ngritjen e flamurit para selisë”, kështu u deklarua kryeministri teknik, Oliver Spasovski pasi flamuri i Maqedonisë së Veriut filloi të valojë në selinë e NATO-s në Bruksel.

Marketing

“Jini krenar, flamuri i Republikës së Maqedonisë së Veriut është simbol për siguri dhe ardhmëri perspektive. Për momentin luftojmë me virusin korona, por duhet ta gëzojmë këtë ditë, ditë historike”, porositi Spasovski.

Ai ka vlerësuar se ky moment është meritë e realizimit të reformave gjatë viteve të fundit.