Osmani: Shtabet e krizave për ballafaqim me Kovid-19 të formohen në nivel të komuniteteve lokale

Trupi Koordinues për koordinim të shtabeve në njësitë e vetëqeverisjes lokale (komunave dhe qytetit të Shkupit), për ballafaqimin me kanosjen nga Kovid-19, gjatë ditës së sotme ka mbajtur mbledhje konstituive në Sekretariatin për Çështje Evropiane. Në rolin e Koordinuesit kryesor me trupin, kryesoi zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Marketing

Krahas konkluzioneve të rregullta për konstituimin e punës së trupit dhe përcaktimin e fushëveprimit të tij, që në mbledhjen e parë konstituive, Trupi Koordinues solli vendim që t’i obligojë komunat, për formimin e menjëhershëm të shtabeve të veçanta për ballafaqim me sfidat e epidemisë, edhe atë, krahas këtyre njësive të pushtetit lokal si trupa kompetent, po ashtu edhe në nivelin e komuniteteve lokale, me çka do të sigurohet koordinim më i afër me nevojat e qytetarëve dhe qasje më e afërt drejtpërdrejtë në terren.

“Medoemos duhet të sigurojmë prezencë të nivelit më të lartë në terren në mënyrë të organizuar dhe të koordinuar, me qëllim që të kemi mbështetje në kohë dhe në mënyrë përkatëse për qytetarët, por edhe informim dhe njoftim të besueshëm rreth gjendjeve”, deklaroi Osmani, duke i potencuar komunitetet lokale si njësi më të afërta deri tek qytetarët, si dhe koordinimin e komunave dhe aktiviteteve të tyre si instrumentin direkt më të përshtatshëm për qasje deri tek qytetarët.

Trupi Koordinues është formuar me vendim të Qeverisë javën e kaluar, ku krahas koordinuesit kryesor, zëvendëskryeministrit Osmani, marrin pjesë edhe drejtoi i drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim si zëvendës i koordinatorit kryesor, pesë anëtarë nga radhët e inspektorëve pranë drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, si dhe sekretarët shtetërorë të Ministrisë së Shëndetësi, Ministrisë së Punë të Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes.