Pacientja e parë e prekur në Kosovë me koronavirus ishte nënshtetasja italiane që kishte punuar në Klinë.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Klinës, Hekuran Sejdiu ka konfirmuar se pacientja në fjalë tashmë rezulton e shëruar nga koronavirusi.
“Është një lajm tepër i gëzueshëm për ne që jetojmë në Klinë. I falënderoj qytetarët e Klinës që kanë zbatuar në përpikmëri rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik”, tha ai.
Sejdiu deklaroi se nuk mund të flitet për kalim rreziku në këtë komunë, por shton se një vatër e koronavirusit tashmë është shuar me shërimin e plotë të pacientes.
Deri më tani në Kosovë është shënuar 1 viktimë dhe janë infektuar 112 pacientë nga Kovid-19.