Kosovë/Nga java e ardhshme mësimi online do të mbahet 8 orë në ditë

Kryeministri në detyrë Albin Kurti së bashku me Ministren në detyrë të Arsimit, Hykmete Bajramin, kanë vizituar Shkollën Model “Qamil Batalli” në Prishtinë, për t’u njohur për së afërmi me procesin e realizimit të mësimit online.

Marketing

Kurti u shpreh i kënaqur me punën që është duke e bërë Ministria e Arsimit për realizimin e mësimit online.

Siç njofton kumtesa nga java e ardhshme mësimi do të mbahet 8 orë në ditë.

“Si Qeveri jemi shumë të kënaqur me punën që po bëhet. Nxënësit tanë kanë mundësinë e marrjes së mësimit nga një ekip shumë mirë i përgatitur. E gjithë kjo punë e madhe po bëhet vullnetarisht. Nga java e ardhshme mësimi do të filloj 8 orë në ditë. Tani për tani nxënësit mund të marrin mësimin në gjuhën shqipe, turke dhe atë boshnjake. Virusi Corona në vendin tonë kryesisht po luftohet nga vullnetarët. Mobilizimi i tyre në çdo fushë na jep shpresë për shprehinë e punës dhe solidaritetin shtetëror që po e ndërtojmë” , thuhet në komunikatën e dërguar nga Qeveria.