Kovid 19 Maqedoni/ 5 të vdekur dhe 26 raste rë reja-Totali 559 të infektuar

Katër pacientë sot kanë ndërruar jetë në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup. Që të katërt kanë qenë të prekur me virusin korona informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Marketing

Pacientët që kanë ndërruar jetë janë një 52-vjeçar nga Kumanova, një 65-vjeçare nga Llabunishti i Strugës, një 62-vjeçare nga Çollopeku i Tetovës dhe një 81-vjeçare nga Shtipi.

Nga MSH po ashtu shkruajnë se në Kumanovë ka ndërruar jetë edhe një pacient 53-vjeçar i konfirmuar me koronavirus.

Në 24 orët e fundit sipas të dhënave zyrtare janë regjistruar 29 raste të reja të personave të prekur me virusin COVID-19. 15 nga Shkupi, 7 nga Kumanova, 3 nga Struga, 3 nga Koçani dhe 1 nga Prilepi. Me këto, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut për momentin është 599 persona