Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, uroi qytetarët për Ditën e Kushtetutës duke thënë se pas shpalljes së pavarësisë, aprovimi i aktit më të lartë juridik ishte një tjetër e arritur e shtetit të Kosovës.
Thaçi shkroi se të gjithë e kemi për obligim moral dhe ligjor ta respektojmë me përpikëri.
“Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, aprovimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës më 9 prill 2008, si akti më i lartë juridik, ishte e arritur tjetër për shtetin tonë, krahas njohjeve ndërkombëtare që erdhën nga demokracitë më të zhvilluara të botës. Kushtetuta e Kosovës, që shpreh më së miri qenësinë e shtetit dhe shoqërisë sonë, është dokumenti më prestigjioz i ruajtjes dhe mbrojtjes së integritetit të qytetarëve tanë, të institucioneve tona, prandaj të gjithë e kemi për obligim moral dhe ligjor ta respektojmë me përpikëri. Gjithë qytetarëve të Kosovës u shpreh urimet më të mira në Ditën e Kushtetutës”, shkroi Thaçi në Facebook