Bundesliga pritet të jetë kampionati i parë i madh evropian që pritet të rifillojë pas pezullimit për shkak të koronavirusit. Data 9 maj është më e mundshmja që të rinisë kampionati.
DFL është duke diskutuar fillimin e kampionatit me dyer të mbyllura në të cilët do të merrnin pjesë vetëm 126 persona.
Këtu përfshihen lojtarët, personeli teknik dhe shëndetësor, katër mbledhës topi, zyrtarë të sigurimit, përfaqësues të secilit ekip dhe 30 gazetarë.
Rifillimi i kampionatit do të rinisë për shkak të krizës se skuadrat mund të falimentojnë.