Disa ministra kishin kontakte me Zaevin, presin udhëzime për testim

Anëtarë të Qeverisë kanë pasur kontakt me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, i cili është testuar për Kovid-19, pasi kishte kontakt me një të sëmurë. Rezultatet e tij priten, ndërsa se a do të testohen do të marrin informacion nga ministri i Shëndetësisë.

Marketing

Këtë e theksoi ministrja e Financave, Nina Angellovska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për media pas takimit me përfaqësues nga sektori i hotelerisë.

“Gjithsesi se kemi pasur kontakt me kryetarin e LSDM-së. Bëhet fjalë për vetizolim i cili zgjat 14 ditë. Rezultatet nuk dihen. Nëse duhet të testohemi e kemi ministrin e Shëndetësisë i cili do të na tregojë. Rezultatet nuk kanë dalë. Në Qeveri gjithsesi se në nivel ditor jemi në relacione dhe në afat të gjatë nuk do ta shmangim të ikim nga njëri- tjetri dhe në këtë periudhë duhet të mbrohemi dhe për këtë kur i kemi mbledhjet ulemi në distancë prej dy metrave dhe të gjithë bartim maska. Nëse e shihni e gjithë qeveria është adaptuar që ta mbajë atë distancë dhe t’i respektojmë të gjitha rekomandimet dhe të gjitha që duhet të ndërmarrim”, theksoi Angellovska.

Ajo shtoi se kjo është mundësi që të gjithë t’i transformojmë bizneset, proceset dhe ndoshta një pjesë të sjelljes sonë. Porositi që ta shfrytëzojmë karantinën që të përfitojmë ndonjë aftësi dhe të dalim më të mençur dhe më të mirë. fc/