Osmani: Ndihma me të cilën në vepër demonstrohet solidariteti evropian

Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në rolin e Koordinatorit Nacional shpërndarjen e ndihmës së huaj në vend, në aeroportin e Shkupit sot priti një milion maska mbrojtëse – donacion nga Republika e Çekisë, si ndihmë për vendin tonë për ballafaqimin me COVID-19.

Marketing

Osmani shprehi falënderim deri tek Ambasadori Toman, deri tek Qeveria Çeke, por edhe deti tek gjithë populli çek për këtë mbështetje, e cila vjen në një kohë të duhur dhe për qëllim të vërtetë – në luftën tonë kundër COVID-19.

“Ky donacion i sotëm jo vetëm që do të na ndihmojë me efikasitet, dhe me sukses ta ballafaqojmë krizën me COVID-19, por i njëjti paraqet simbol të solidaritetit evropian që na bën më të fuqishëm, që na inkurajon se jo vetëm që do ta tejkalojmë këtë virusin korona dhe këtë epidemi, por edhe se nga kjo krizë do të dalim më të bashkuar, më të solidarizuar me një fjalë më të fuqishëm – theksoi Osmani. Në këtë kontekst ai shtoi se kur ekzistojnë miq të vërtetë dhe solidar çdo krizë tejkalohet më lehtë, dëshmi për këtë është iniciativa e djeshme të Komisionit Evropian “Team Europe” pako prej 20 miliard eurosh për mbështetje të partnerëve të BE-së, mes të cilëve duke na përfshirë edhe neve si dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Si vend që negocion më parë morëm qasje edhe deri tek Fondi Solidar Evropian, deri te prokurimi i përbashkët i materialeve dhe pajisjeve medicinale, si dhe deri te fondi civil për kriza”- potencoi Osmani duke i theksuar përfitimet nga progresi i integrimeve evropiane edhe në ballafaqimin me këtë krizë.