Është kohë pandemie dhe shteti ka marrë masa për ta luftuar atë, por janë disa që nuk po i bindën shumë kësaj situate.
Në fshatin Gexhë të Rahovecit janë arrestuar 21 persona të cilët kishin organizuar një turne në futboll në kohën kur pandemia COVID-19 po shënon rritje në vendin tonë.
Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit (18) tetëmbëdhjetë janë dërguar në mbajtje ndërsa tre të tjerët janë liruar.
“Janë arrestuar 21 të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit janë takuar në palestrën e sportit, disa duke luajtur me top dhe disa shikues të cilët nuk e kanë respektuar masat e ndërmarra për mbrojtje nga epidemia”, thuhet në raportin e policisë.