Paul Pogba është i vendosur sa i përket të ardhmes.
Mesfushori francez preferon një transferim te Real Madrid sesa të mbetet në Manchester United ose të transferohet përsëri te Juventus, sipas AS.
Marrëveshja e Pogba me Man Utd shkon deri në vitin 2021 dhe klubi mund të detyrohet ta shesë këtë verë nëse bëhet e qartë se mesfushori nuk do të nënshkruajë një kontratë të re.
Ndihma për të lëvizur gjërat do të jetë marrëdhënia e përmirësuar e agjentit Mino Raiola me Real Madrid, që buron nga transferimi i Alphonse Areola në Spanjë verën e kaluar.Kjo pritet të shfrytëzohet si avantazh nga skuadra spanjolle në arritjen e qëllimit.