Merko: Duhet me dinjitet edhe më tutje t’i zbatojmë masat për mbrojtje nga virusi korona

Masat për mbrojtje nga virusi korona të cilat i kemi ndërmarrë si vetëqeverisje lokale dhe të gjitha masat nga Qeveria janë zbatuar dhe janë të pranueshme për qytetarët e Komunës së Strugës, theksoi sonte kryetari i Strugës Ramiz Merko në paraqitjen me video në emisionin Top Tema në anën tuaj në televizionin Tellma.

Marketing

Në lidhje me atë se si është situata në Labunishtë, Merko tha se është ngritur famë rreth atij fshati strugan, rreth të gjithë qytetarëve të cilët punojnë jashtë vendit, veçanërisht në Itali.

“Banorët e Labunishtës janë shumë të vetëdijshëm dhe të gjithë ata që erdhën nga jashtë e pranuan vetizolimin. Secili filloi që t’i pranojë masat, që ta ulim përhapjen e virusit korona”, tha Merko.

Në lidhje me atë se a duhet Struga t’i mbyllë dyert për vizitorët për festat e Pashkëve dhe a vlerëson se duhet të vijnë ata në Strugë, në Ohër dhe në qytetet tjera, theksoi se kjo është rregulluar me vendimet e Qeverisë dhe Shtabit të Krizës.

“Prej të premtes deri të martën do të ketë orë policore. Kush do të vijë e kush do të shkojë. Domethënë nuk ka as hyrje e as dalje. Secili do të qëndrojë në vendin e tij dhe duhet me dinjitet edhe më tutje t’i zbatojmë masat të cilat vijnë nga Shtabi i Krizës”, shtoi Merko.

Në këtë emision mysafir ishin kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, ndërsa paraqitje me video kishin edhe kryetarët e Gostivarit, Arben Taravari, Prilepit, Ilija Jovanovski dhe i komunës Çeshinovë-Obleshevë, Goranço Kërstev.