1033 viktima janë regjistruar nga koronavirusi në Suedi, ndërsa numri i të infektuarve është 11,445. Ndërkohë, raportohet se numri i të shëruarve është i ulët, vetëm 381.
Suedia është një prej vendeve që ka ndjekur një strategji ndryshe nga shumë shtete të tjera të botës në luftën kundër koronavirusit.
Ndërkohë që shtete si Italia, Spanja, Franca e Gjermania kanë izoular të gjithë vendin, Suedia i ka lënë të hapura të gjitha aktivitetet e saj, përveç atyre me më shumë se 50 persona.