Bekteshi-Galloway: Mbështetja e biznesit për ruajtjen e vendeve të punës, thelbësore në trajtimin e krizës së koronës, po shqyrtojmë masa për të rritur konkurrencën e kompanive

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot realizoi takim përmes video lidhjes me
Ambasadoren e Britanisë së Madhe në Maqedoninë e Veriut Rachel Galloway.
Temë e bisedës ishin masat e marra nga Qeveria për të mbështetur kompanitë për t'u
ballafaquar me pasojat e krizës shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga
Coronavirusi Covid 19, por edhe planet e Qeverisë për kthimin e ekonomisë në
normalitet.
Ministri informoi ambasadoren britanike për dy paketat e masave ekonomike të
miratuara deri më tani nga Qeveria për të mbështetur sektorët më të prekur. Siç theksoi
Bekteshi, qëllimi kryesor i masave është të ruhet çdo vend pune, dhe ato ofrojnë, ndër
të tjera, mbështetje shtetërore për pagimin e një paga minimale prej 14.500 denarë për
punëtorët, duke ulur me 50% koston e taksës së të ardhurave personale për kompanitë
më të prekura.

Marketing

“Ne jemi vazhdimisht në komunikim me komunitetin e biznesit dhe punojmë çdo ditë për
masa për të lehtësuar punën e kompanive. Gjëja më e rëndësishme për ne është të
ruajmë çdo vend pune. Jemi në komunikim të drejtpërdrejtë me kompani vendase dhe
të huaja në vendin tonë, të cilët janë eksportuesit më të mëdhenj, të cilat gjithashtu
sjellin shifrat më të larta të më të madhe në PBB-në e Maqedonisë. Qëllimi është
plotësimi i nevojave të tyre për tu përballuar më lehtë me pasojat e kësaj krize, tha
Ministri Bekteshi dhe njoftoi se në periudhën e ardhshme do të mbahen një seri
takimesh me investitorët e huaj që punojnë në Zonat Industriale Teknologjike-
Zhvillimore të cilëve do tu prezantohen masat e miratuara nga Qeveria, por edhe do të
marren parasysh vështirësitë me të cilat përballen si rezultat i krizës korona për të
siguruar funksionimin e tyre të rregullt.

Ambasadorja Galloway theksoi se po shqyrtohen mundësitë për ridrejtimin dhe shtimin
e ndihmës dhe mbështetjes së ofruar nga Britania e Madhe përmes fondeve të
ndryshme për Maqedoninë e Veriut, kryesisht për rritjen e aktivitetit të biznesit. Ajo
gjithashtu theksoi se së bashku me ekipin ekonomik në Ambasadë dhe në Britaninë e
Madhe, por edhe me kompanitë britanike që operojnë në Maqedoninë e Veriut, do të
marren në konsideratë të gjitha mundësitë në dispozicion sepse kjo krizë do të jetë një
sfidë për të gjithë.