Qeveria greke deri më 15 maj e vazhdoi masën për kufizim të përkohshëm të të gjitha linjave ajrore, hekurudhore dhe rrugore me Maqedoninë e Veriut dhe ndalesë për hyrje të shtetasve të Maqedonisë së Veriut në territorin grek, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Vendimi i ministrave të Shëndetësisë, të Infrastrukturës dhe Transportit dhe të Detarisë së Greqisë, që është në fuqi deri më 15 maj të vitit 2020 në orën 15, dje ishte publikuar dje në Gazetën Zyrtare dhe është “për shkaqe parandaluese për mbrojtjen e shëndetit publik nga përhapja shtesë së koronavirusit në territorin grek”.
Ndalesa për hyrje në Greqi nuk ka të bëjë për shtetasit grekë, për qytetarët me leje për qëndrim, si dhe për personat vendbanimi i përhershëm është në Greqi.
Gjithashtu, përjashtim nga ndalesa ka për kamionët të cilët transportojnë mallra.
Në vendimin e njëjtë ministrat, janë përfshirë edhe masat që kanë të bëjnë në ndërlidhjen e Greqisë me Shqipërinë, Italinë dhe Spanjën.
Deri më 15 maj përkohësisht janë ndërprerë të gjitha lidhjet ajrore, detare, hekurudhore dhe rrugore me Shqipërinë dhe është ndaluar hyrja në Greqi për shtetasit shqiptarë, ndërpritet lidhja ajrore dhe detare me Italinë dhe qarkullimi rrugor me Spanjën.
Më 15 mars, në takimin e kryeministrit grek Kirjakos Micotakis me ministrat e Qeverisë së tij u mor vendim që Greqia t’i mbyllë kufijtë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, vendim që tani është vazhduar për edhe një muaj.