Suedi, qeveria merr kompetencat për masat kundër Kovid-19

Parlamenti në Suedi ka miratuar ligjin i cili i jep qeverisë kompetencat për masat kundër Covid-19.

Marketing

Ky ligj i hap rrugë mbylljes së përkohshme të bizneseve dhe kufizimit të tubimeve politike.

Shteti suedez është ndër të vetmit që nuk ka marrë masa shtrënguese megjithëse është i prekur nga Covid-19.

Masat e reja do të hyjnë në fuqi më 18 prill dhe do te zgjasin deri në fund të muajit qershor.

Deri më tani në Suedi janë shënuar 1,333 viktima nga Covid-19 dhe janë infektuar 12,540 persona.