Filipçe: Në Kumanovë nuk na treguan se ishin testuar për KOVID-19

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe konferencën e sontme për mediat e mbajti online nga shtëpia e tij ku është izoluar. Kjo për shkak se ai ka qenë në kontakt të afërt me Kryetarin e Kumanovës Maksim Dimitrievskin i cili ka dalë pozitiv me koronavirus. Gjithsesi Filipçe pohon se do të vazhdojë ta kryejë punën e tij nga shtëpia. Duke dolur për vizitën në Kumanovë ai tha se nuk e kishin ditur se ekipi atje ishte testuar nën dyshimin për COVID-19.

Marketing

“Ne nuk kishim informacione se atje një pjesë të anëtarëve të Shtabit të Krizës i ishin marrë mostra dhe se prisnin rezultate për COVID-19, po ta dinim këtë më ndryshe do të organizoheshim. Gjithsesi duke e pasu parasysh se po shkojmë në rajon ku ka numër të madh të të prekurve ishim të mbriotur në mënyrën e duhur” tha Filipçe.