Pendarovski rikujtoi Kishën: Besoj se do të përshtatet me rregullat kundër virusit korona

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot ka rikujtuar Kishën ortodokse duke shprehur besimin se e njëjtat gjatë festave të pashkëve, që janë duke u shënuar këto ditë, do të përshtatet me rregullat kundër pandemisë së virusit korona (Covid-19).

Marketing

“Në kuadër të festave të pashkëve, besoj se Kisha do të përshtatet me rregullat të cilat vlejnë për të gjithë. Për shkak të pandemisë me virusin Kovid-19, qytetarëve shumë të drejta ose u janë marrë për një periudhë të caktuar ose u janë reduktuar. Por, tash kemi qëllim më të lartë – t’i mbrojmë jetët dhe shëndetin e qytetarëve tanë, kuptohet, përfshirë edhe të besimtarëve. Në shtetin tonë të përbashkët, asnjë shoqëri religjioze nuk është mbi të tjerët, asnjë besimtar nuk është më i rëndësishëm nga një ateist apo e kundërta. Besoj se besimtarët do të gjejnë mënyrë tjetër, të duhur për ta respektuar fenë”, tha Pendarovski.

Kësaj deklarate ai ia ka bashkëngjitur edhe porositë si “mbrohu” dhe “RriNëShtëpi”.