Bekteshi: Ekzistojnë arsye ekonomike për shtrenjtimin e akcizës së lëndëve djegëse

Ekzistojnë arsye ekonomike për shtrenjtimin e akcizës së lëndës djegëse edhe nëse propozohet dekret nga Ministria e Financave deri te Qeveria, ne si Ministri e Ekonomisë do ta mbështesim, tha ministri Kreshnik Bekteshi.

Marketing

“Si ministër i Ekonomisë, përgjegjës për energjetikë, duke e pasur parasysh analizën e Ministrisë së Financave dhe trendet te fqinjët tanë për uljen e çmimit të bursës botërore për momentin ka arsye ekonomike të rritjes së akcizës. Por, njëkohësisht ka edhe mekanizëm, që në momentin kur do të rriten çmimet, në mënyrë automatike ulet akciza”, tha Bekteshi.

Ai shtoi se sot ka marrë edhe analizën për çmimet e lëndëve djegëse në rajon, dhe tha se në Shqipëri ajo është 37 denarë më shumë, në Kosovë për 28 denarë më shumë ndërkaq në Serbi për 33 denarë.

Kjo deklaratë vjen ngaqë ditë më parë Oda sipërmarrëse ka kërkuar nga Qeveria miratim të masës për rritjen të çmimit të akcizës së benzinës dhe dizellit për dy denarë.