Ndalesa e lëvizjes nëpër male, irritohen bjeshkatarët

Vendimi i fundit i Ministrisë së bujqësisë dhe pylltarisë së RMV për ndalimin e lëvizjes në pyje dhe tokë pyjore për shkak të rrezikut të shtuar nga paraqitja e zjarreve, ka irituar komunitetin bjeshkatarë dhe dashamirët e natyrës në vendin tonë.

Marketing

Ndalesa hyri në fuqi sot dhe do zgjasë deri në anulimin e saj nga organet kompetente.

Bjeshkatarët shprehen të habitur për sjelljen e ngutshme të këtij vendimi prej në muajin prill, i cili zakonisht sillet në muajt korrik dhe gusht atëherë kur temperaturat arrijnë rreth 40 gradë Celsius.

Me reagim doli edhe Federata e Sporteve Malore të Maqedonisë së Veriut, e cila këtë vendim e cilëson si tejet joracional. Në reagimin e tyre deri te organet kompetente thuhet” FSMRMV është thellësisht e befasuar dhe dëshpëruar nga vendimi juaj i ngutshëm, i pamenduar dhe joracional me të cilin ndalohet lëvizja e qytetarëve në natyrë dhe nëpër male të cilat janë pasuri e përgjithshme e të gjith qytetarëve të vendit. Arsyeja e cila theksohet si arsyetim i vendimit është absolutisht e pabazë dhe joracionale kur kemi parasysh se në muajin prill dhe maj malet janë të lagështa dhe pjesërisht me borë”-thuhet në reagimin e Federatës së Sporteve Malore.

Bjeshkatari Xhemal Ramadani-Mezini nga Shoqata Malore “Gryka e Dervenit” Shkup, i kontaktuar nga derveni.info gjithashtu shprehet u habitur me këtë vendim të Ministrisë së bujqësisë dhe pylltarisë për arsye se në këtë periudhë sfiduese për vendin tonë dhe për të gjith botën me pandeminë Covid, dalja në natyrë është një terapi antistres për qytetarët e lodhur nga situata e paraqitur me virusin Korona. Ai gjithashtu thekson se asnjë vend i rajonit deri më tani nuk ka dëgjuar të ketë sjellë masa të këtilla.