Lombardia ka falenderuar të gjitha vendet që iu gjendën në ditët më të vështira në përballjen me pandeminë e koronavirusit.
Me anë të një video-mesazhi, të është shpërndarë nga kryetari i rajonit, Attilio Fontana, vendi fqinj falenderon përzemërsisht të gjitha vendet që dërguan staf mjekësor, pajisje mbrojtëse dhe respiratorë, në zonën më të goditur nga Covid-19 në Itali.
Një vend të veçantë në këtë video emocionuese, ku falenderohen të gjitha shtetet që kontribuuan në mënyra të ndryshme në përballimin e emergjencës shëndetësore të shkaktuar nga pandemia, pati dhe kontributi i Shqipërisë.
“Ju erdhët për ne dhe na ndihmuat të fitonim kohë, të ulim kurbën. Do të fitojmë, sigurisht që do të fitojmë. Dhe kur të keni ju nevojë, do të vijmë pa na thirrur. Faleminderit vëllezër”, thuhet në video-mesazhin prekës.
blob:https://www.facebook.com/dd48ecc6-688b-4ca0-b80f-bbfae9d96ce5