Në mesin e nëntë të shpallurve si fajtorë për kurdisje të ndeshjeve janë edhe dy ish lojtarë të La Liga.Ish lojtarët e Real Betis, Antonio Amaya dhe Xabier Torres janë shpallur fajtorë për kurdisje të ndeshjeve.
Përveç dyshes, fajtorë janë shpallur edhe një numër i ish zyrtarëve të skuadrës tjetër spanjolle, Osasuna.
Amaya dhe Torres janë lojtarët e përfshirë në rastin që flet për dy ndeshje të Betis, në ndeshjet e fundit të sezonit 2013/14.
Dënimi më i rëndë ishte për ish zyrtarin e Osasuna, Angel Maria Vizcay, i cili u dënua me tetë vite e tetë muaj burg.
Kujtojmë se të gjithë të dënuarit do të vuajnë dënimin me heqje lirie.