Kryetari i Kumanovës thotë se i është montuar rasti me koronavirus

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski theksoi se bëhet fjalë për rast të montuar rasti i shpalljes së testit se është me koronavirus.

Marketing

Ai në një intervistë për Telma theksoi se bëhet fjalë për rast të montuar dhe do të ndërmarr të gjitha veprimet ligjore.

Dimitrievski shtoi se kjo nuk ka të bëjë me betejë politike, por bëhet fjalë për qëndrime të ndryshme të Shtabit Komunal të Krizës dhe Shtabit Qendror të Krizës që udhëhiqet nga ministri i shëndetësisë Filipçe, Ai tha se janë shkelur ligjet dhe të drejtat e njeriut duke përfshirë këtu publikimin e të dhënave personale.

Reagimi i kreut të komunës së Kumanovës vjen pasi që drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Sanitar, Irina Sotirova Bukova theksoi se institucioni që ajo drejton ka konstatuar se Dimitrievski ka shkelur vendimin për izolim atëherë kur ka dalë jashtë shtëpisë së tij dhe ka kryer testime nëpër laboratori private.

“Është konstatuar se te personat të cilëve u është dhënë vendim më 16.04 për shërim në shtëpi, kanë shkelur vendimin, përkatësisht të njëjtit kanë dalë nga vendbanimi. Kjo është e dënueshme, përkatësisht dënim prej 300 deri 600 eurove”, tha Irina Sotirova Bukova.