Premierliga nis ‘Projektin Rifillimi”

Premierliga ka nisur zbatimin e ‘Projektit Rifillimi’.

Marketing

Para një rikthimi të mundshëm më 8 korrik, skuadrat e Premierligës kanë filluar të kthehen në seancat stërvitore.

Arsenal, Brighton dhe West Ham United janë skuadrat lojtarët e së cilave kanë marrë pjesë në sesione individuale stërvitore, në fushat stërvitore të skuadrave.

‘BBC Sport’ shkruan se Premierliga tani është me shumë shpresë për të rifilluar stërvitjet e plota më 18 maj, me shpresën që sezoni të rifillojë më 8 korrik.

Plani që është emëruar si ‘Projekti i Rifillimit’ lë klubet angleze që të përfundojnë sezonin në fund të korrikut dhe klubet e tyre mund të garojnë në kompeticionet e UEFA që luhen në gusht.

Xhirot e mbetura do të luhen prapa dyerve të mbyllura. Këto lajme janë të gëzueshme për tifozët e Liverpool, të cilët rrezikonin të humbnin titullin e kampionit, që për ta do të jetë i pari pas 30 viteve.