Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë ende të humbur pasi një helikopter ushtarak kanadez u rrëzua në det midis Greqisë dhe Italisë, gjatë një stërvitjeje të NATO-s, tha të enjten Kryeministri Kanadez Justin Trudeau.
Z. Trudeau tha se një trup u gjet dhe pesë të tjerët në aeroplan ishin të humbur.
“Ne shpresojmë të gjejmë të zhdukurit,” tha ai.
Gjenerali Jonathan Vance, zyrtari i lartë ushtarak i Kanadasë, tha që e humbën kontaktin me ekuipazhin të mërkurën në mbrëmje.
Ai konfirmoi që trupi i Abbigail Cowbrough ishte gjetur. Një vendase e Nova Scotia, ajo ishte 23 vjeç.