Zyra e Bankës Botërore në Shkup kumtoi se janë miratuar 90 milion euro për mbështetje të vendit për parandalim të koronavirusit, përforcim të sistemit kombëtar shëndetësor dhe për zbutje të pasojave sociale nga pandemia.
Drejtori i Zyrës së BB-së për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë, Marko Mantovaneli thotë se për shkak të pasojave ekonomike nga KOVID-19, veçanërisht mbi amvisëritë e rrezikuara, përmes projektit do të sigurohet ndihmë sociale për t’u zbutur këto efekte dhe t’u mundësohet t’u bashkangjiten masave për distancim social.
Me projektin do të sigurohen edhe kompensime në para për amvisëritë e rrezikuara të goditura nga pasojat ekonomike të KOVID-19 dhe sigurimi i ushqimit dhe prodhimeve bazë për popullatën në karantinë dhe për amvisëritë e goditura nga virusi. Do të financohet dhe sigurohet në rast të papunësisë së përkohshme përmes kompensimit në para për ata që i kanë humbur vendet e punës si rezultat i krizës.