Portugalia rinis futbollin

Portugalia me shumë gjasa do të jetë shteti i radhës që do të rifillojë kampionatin shumë shpejt madje brenda muajit maj.

Marketing

Lajmin e bujshëm e ka dhënë ministri i ekonomisë së shtetit luzitan

Pedro Siza Vieira njofton në deklaratën për Record se kompeticionet e futbollit do të rifillojnë në fundin e muajit maj. “Nga dita e hënë do të lejohen sportet në natyrë dhe deri në fund të muajit maj do të jetë i mundur rifillimi i kampionatit”.

Tashmë të gjithë tifozët e futbollit presin me padurim fundin e muajit maj për të parë sërish Porton dhe Benficën të duelojnë mes tyre për vendin e parë ose për titullin kampion.Pas 24 javësh është Porto që kryeson me 60 pikë, një më shumë se Benfica e vendit të dytë. Në Portugali situata e Covid-19 nuk është edhe aq problematike teksa janë vetëm 25 mijë të infektuar dhe më pak se 1 mijë të vdekur.