Zyrtare: Qeveria iu jep leje, skuadrat e Serie A nesër rikthehen në stërvitje

Italia ka qenë një nga vendet më të prekura nga koronavirusi në Evropë mirëpo pritet të fillojnë të parët futbollin.

Marketing

Qeveria italiane ka lejuar që të zhvillohen stërvitjet dhe atë që nesër.

Skuadrat pritet të grumbullohen dhe të fillojnë stërvitjet, fillimisht individualisht e më pas edhe grupore.

Ministri i Sportit edhe pse fillimisht ka nguruar, më pas është dorëzuar dhe ka lejuar që futbolli të vazhdoj.

Ndeshjet e Serie A pritet të fillojnë në fillim të muajit qershor.