Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 33 raste të reja me Covid-19. Pas gati 10 ditëve, numri i të infektuarve është përsëri më i madh se numri i të shëruarve. Në Shkup janë 11 raste të reja, në Veles 9 raste, në Prilep 5, nga dy raste në Kumanovë, Manastir dhe Tetovë dhe nga një rast në Shtip dhe Kriva Pallankë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 22 pacientë dhe është regjistruar një viktimë nga Velesi. Në shtatë qendra testimi janë bërë 332 teste.
Me statistikat e fundit, numri i personave të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 1.572, prej të cilëve 1.079 janë kuruar, kurse 89 kanë humbur betejën me virusin korona.