Zyrtare/ Një tjetër kampionat konfirmon datën e rifillimit

Federata Bullgare ka njoftuar se sezoni do të rifillojë në 5 qershor.

Marketing

Federata thekson se kampionati do të rifillojë pas dyerve të mbyllura dhe do të përfundojë më 11 korrik, përcjell lajmi.net.

Sezoni i ri do të fillojë më 25 korrik. Superkupa Bullgare do të luhet më 22 të muajit korrik.

Tashmë shumë kampionatë, përfshirë edhe Bundesligën, kanë vendosur t’i rikthehet fushave të futbollit pa praninë e tifozëve, mes pandemisë koronavirus.