Puna ime ishte unikate dhe jo e zakonshme. Unë i detyrohem opinionit të ja them të vërtetën. Bibla e punës sime ishte Ligji për procedurë penale dhe pas përzgjedhjes sime për Prokuror Special Publik, Bibla ime ishte Ligji për PSP.
Kështu e nisi mbrojtjen e saj ish shefja e PSP-së Katica Janeva, e akuzuara e dytë në rastin “Zhvatja”, e cila e thyen heshtjen dhe pas 10 muajsh deklarohet për rastin që akuzohet.
Për 4 vite sa ka punuar në PSP, zemra ime tha Janeva ka qenë tek ekipi me të cilin kam punuar dhe tek puna që e ka bërë. Edhe sot e kësaj dite thotë se krenohet me punën që e ka bërë në PSP. Ndërkaq, zbuloi se bisedat e përgjuara të ashtuquajturat “bomba” që ua ka dorëzuar opozita e atëhershme LSDM kanë edhe përmbaJtje të tjera të cilat opnioni nuk i ka dëgjuar. Megjithatë shton se është e vetëdijshme se asgjë nuk ka ngelur tashmë tek ato bomba.
“Ta dini ju se çfarë di unë nga ato biseda të përgjuara, të cilat na i dorëzoi opozita e atëhershme, sot nuk do të ishit këtu. Mirëpo jam kujdesur që bisedat private të mos publikohen asnjëherë në opinion. Ato i kam dëgjuar vetëm, mirëpo përshkak të peshës së tyre disa është dashur ti dëgjojnë edhe disa prokuror me të cilët kam punuar”.
Pas saj Janeva thotë se praktikisht nuk do të ketë prokuror që ka akuzuar funksionar të lartë dhe se për herë të parë dhe të fundit, do të ndiqen funksionarë të lartë.