Arifi: Shëndeti i qytetarëve, para datës së zgjedhjeve

BDI është gati për zgjedhje, por mendimi i Komisionit i Sëmundjeve Ngjitëse dhe shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm, tha kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi e ftuar në sot në mbrëmje në emisionin “360 gradë” në Alsat.

Marketing

“Pozicioni i BDI është se ne jemi në favor të zgjedhjeve sa më shpejt që të jetë e mundur. Natyrisht, kjo varet jo vetëm nga vullneti ynë dhe nga gatishmëria jonë për të zhvilluar zgjedhje, për shembull menjëherë pas gjendjes së jashtëzakonshme, por edhe nga mënyra se si do të reagojnë autoritetet dhe institucionet kompetente që monitorojnë situatën shëndetësore. Pra, për ne si entitet politik, shëndeti i qytetarëve tanë është para së gjithash dhe më i rëndësishmi për ne. Ndërkohë, ne si parti politike jemi të interesuar të vazhdojmë dhe të përfundojmë procesin e përgatitjes për zgjedhjet “, tha Arifi.