Kovid 19/Rreth 4 milionë të infektuar në botë, 275 mijë të vdekur

Po I afrohet shifrës 4 milionë, numri I personave të infektuar në të gjithë botën nga virusi Covid-19.

Marketing

Një shifër e lartë që sa vjen e zgjerohet e më shumë në të gjitha kontinentet prej dhjetorit të 2019 në Wuhan të Kinës e deri më tani.Ndërkohë numri I viktimave ka shkuarf tashmë 275 mijë dhe ata që janë shëruar 1 milionë e 375 mijë.
Shifrat më të rënda për momentin I ka SHBA me 78 mijë e 250 viktima dhe 1 milionë e 315 mijë të prekur.
Më shumë se 1320 persona kanë humbur jetën vetëm këtë të premte.
Bilanc të rëndë në 24 orët e fundit ka pasur edhe Britania e Madhe ku kurba e viktimave mbetet e lartë me 626 vetëm këtë të premte.

Totali I viktimave në Britani ka shkuar në 31 mijë e 241, gati 1 mijë më shumë sesa Italia.

Megjithatë në Itali këtë të premte numri I viktimave ka qënë vetëm 243, trend ndjeshëm rënës.

Në Spanjë kanë vdekur këtë të premte 229 persona dhe totali tani është 26 mijë e 299 të vdekur ndërsa në Francë vdiqen 243 persona për një shifër të përgjithshme 26 mijë e 230.