Carovska: Masat shëndetësore dhe ekonomike po japin rezultate

Zëvendëskryeministrja e Çështjeve Ekonomike Mila Carovska mbrëmë në emisionin “Programi 200” në televizionin Alsat deklaroi se masat shëndetësore dhe ekonomike që i ka ndërmarrë Qeveria po japin rezultate.

Marketing

“Kriza ekonomike nuk është sekret, po ndodh në botë, po ndodh në vendin tonë, por mund të vlerësojmë se institucionet financiare ndërkombëtare madje edhe institucionet vendase janë pozitive në projeksionet, gjë që tregon se ulja e të ardhurave është më pak se skenari më drastik dhe se BPV më së paku do të bjerë në vendin tonë në krahasim me vendet e rajonit, këtë e parashikoi edhe Banka Botërore. Kjo tregon se ato masa që janë dimensionuar në pjesën e protokollit shëndetësor të mbrojtjes, por edhe në mbështetje ekonomike, po japin rezultate”, tha Carovska në intervistën e mbrëmshme.

Carovska: Masat shëndetësore dhe ekonomike po japin rezultate

Shtoi se prodhimi në vend nuk është ndërprerë, ndërsa nuk është ndërprerë edhe importi dhe eksporti, por është zhvilluar me intensitet më të vogël.

“Do të thotë se mbyllje të plotë nuk kemi bërë, ndërsa megjithatë kriza shëndetësore nuk arriti numër drastik”, vlerësoi Carovska.

Ajo foli edhe për lehtësimin e masave, për ndjekjen e gjendjes shëndetësore dhe ekonomike në nivel ditor dhe për ndërmarrjen e masave përkatëse për ballafaqim me pasojat e virusit.

Carovska u bëri thirrje qytetarëve, punëtorëve dhe kompanive t’i respektojnë rekomandimet dhe masat për mbrojtje, duke potencuar se vetëm kështu mund të ruhet shëndeti publik.