Ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunaçek, ka dhënë dorëheqje nga posti i sekretares së Shtetit për Kulturë e Arte në Austri.
Lunaçek njoftoi të premten për dorëheqjen për shkak të kritikave që kishte marrë ajo në menaxhim të situatës me koronavirusin.
”Nuk e kam të lehtë këtë vendim, por po dorëhiqem nga zyra e Sekretarit të Shtetit”.
Megjithatë pavarësisht kësaj ajo thotë se mbetet person politik.
”Edhe pse jap dorëheqje nga funksioni im: Jam dhe mbetem një person politik. Do të vazhdoj të kem lirinë që të përfshihem në debate. Me këtë në mendje, ju uroj të gjitha të mirat”.
Ulrike Lunaçek nisi karrieren e saj politike më 1995 ndërsa në vitin 1999 ajo u bë anëtare e Këshillit Kombëtar, ku qëndroi deri më 2009 kur kaloi në Parlamentin Evropian, ku ishte zëvendëspresidente.
Lunaçek po ashtu ishte raportuese për Kosovën në Parlamentin Europian deri më 2017.