Sekretari gjeneral i ASH, Arben Taravari i ka përcjell një porosi kryetarit të degës së ASH, Altrim Mamuti, pas takimit të tij me kreun e Lëvizjes BESA.
Ja mesazhi i Taravarit:
Altrim Mahmuti Shumit i faleminderojmë për aktivitetin e deritanishëm në Alenacën për shqiptarët dhe i urojmë suksese në veprimtarin e tij të mëtutjeshme politike.
Personalisht, mendoj se Shumi u kthye aty ku e ka vendin, afër SDSM-së.
Dua të informoj të gjithë antrsinë e Aleancës, se në degën e Tetovës kemi kompaktësi si asnjëhere më parë, këtë e vërteton fakti se asnjë antar i kryesisë së degës së Tetovës dhe asnjë kryetar i ndonjë nëndege në kuadër të degës së ASH në Tetovë, nuk iu bashkangjit tash më ish kryetarit të degës, i cili javët e fundit së bashku me pushtetin tentuan edhe të paguajnë antarë të Aleancës, për të krijuar huti dhe paqartësi tek qytetarët.
Aleanca është një marrëveshje e ndërtuar me popullin, ajo është një parti që ka thyer çdo skemë partiake të deritanishme, duke braktisur pushtetin për të mbrojtur idealet e qindra e mijëra vetave që i besojnë! Ajo më saktë mund të përkufizohet tashmë një Lëvizje në të cilën janë përfshirë aq shumë njerëz sa do të ishte korrekte të quhej- Aleanca e Fitores!