​Thaçi: Kosova nuk ka pasur asnjëherë kryeministër më të dobët se Albin Kurti

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka numëruar dështimet e kryeministrit në detyrë Albin Kurti gjatë qeverisjes së tij të deritanishme.

Marketing

Në emisionin Debat Plus të TV Dukagjini, i pari vendit tha se Kosova nuk ka pasur asnjëherë kryeministër më të dobët dhe më të papërgatitur për të udhëhequr vendin.

“Një kryeministret që asnjë ligj nuk e ka proceduar në Kuvend, çka po pret prej tij? Çka ka bërë për biznesin e vogël, investuesit ndërkombëtarë? Ka larguar EMS, ka larguar kompaninë për të investuar në TC Kosova e Re. Ministri i tij thotë se kemi ulur papunësinë në kohë pandemie. Kjo është qesharake”, është shprehur Thaçi.

Më tutje, ai ka thënë se grupi i Kurtit duhet të përballen me drejtësinë.

“Kurti dhe grupi i tij duhet të përballen me aktivitete joligjore, kanë ndodhur keqpërdorime dhjetëra miliona euro nga Ministria e Vitisë, bërja publike nga punëtorja e ministrisë së Albulena Haxhiut, edhe kërcënimin me jetë me atentant për zotin Pacolli dhe fluturaken e tij, të gjitha këto janë një strukturë e organizuar kundërligjshëm dhe në mënyrë kriminale. Ju duhet të jeni të lumtur që po flas e nuk po heshti, unë do të isha i papërgjegjshëm nëse do heshtja, kam obligim t’i ruaj institucionet demokratike”, tha ai.